Koronavirusi, Drejtoria e Doganave: Furnizimi me ushqime nga importi vijon rregullisht – A2

Koronavirusi, Drejtoria e Doganave: Furnizimi me ushqime nga importi vijon rregullisht

doganaok 1100x620

Shërbimi Doganor Shqiptar bën me dije se në zbatim të urdhrave të qeverisë për situatën e krijuar nga koronavirusi, është 24 orë në punë në të gjitha degët për zbatimin e të gjithave procedurave operacionale.

Sipas Drejtorit të Përgjithshëm të Doganave, Gjon Bardhi zinxhiri i furnizimit nga importi vijon rregullisht dhe janë krijuar lehtësi për mallrat ushqimore.

“Shërbimet ndaj operatorëve ekonomikë dhe të gjithë zinxhirit të importuesve dhe transportueseve të mallrave, duke krijuar lehtësi për mallrat ushqimore, për të cilat nuk ka patur asnjë pengese. Është thelbësore të theksoj për të gjithë operatorët ekonomikë dhe për çdo qytetar se zinxhiri i furnizimit nga importi vijon rregullisht në të gjitha pikat doganore dhe me të gjitha vendet. Gjatë këtyre ditëve ka vijuar normalisht importi dhe eksporti i mallrave me vendet fqinje si Italia dhe Greqia”, shprehet Bardhi.