Sondazh: A ju kanë bërë ndonjëherë shaka në ditën e 1 prillit?
  • Po, dhe ishte e bukur 50%
  • Po,dhe s'ishte argëtuese 50%
  • Jo, nuk më ka ndodhur 0%

Koronavirusi në Itali, njësi speciale që trajtojnë pacientët në shtëpi

Nga A2 CNN
26 Mars 2020, 12:50 | Bota

“Shenja inkurajuese në Evropë”, kështu është shprehur së fundmi Organizata Botërore e Shëndetësisë sa i përket situatës nga koronavirusi.

Shifrat e personave që vijojnë të humbin jetën pasi janë të prekur me koronavirus, janë ende të larta në Itali dhe në Spanjë, por numri i të prekurve të rinj, të paktën në Itali, është në rënie.

Në Itali, sistemi shëndetësorë duket se po merr frymë pas javësh të tëra pranë kolapsit. Thirrjes së kryeministrit italian për ndihmë u janë përgjigjur disa shtete, si Kuba apo Rusia, të cilat kanë nisur staf mjekësor, por edhe materiale mjekësore.

Ndërkohë, janë krijuar edhe njësi speciale, të cilat trajtojnë pacientët që ndodhen në gjendje të rëndë në shtëpitë e tyre, si pasojë e numrit të lartë të personave të shtruar në spitale.

Një ditë më parë, në Itali u konfirmuan 683 viktima dhe 3491 raste të reja.

A2 CNN Livestream

Ditari nga Denisa Pasholli