Sondazh: Sa ju kanë funksionuar dietat e shpejta pranverore?
  • Gjithmonë 18%
  • Me raste 45%
  • Asnjëherë 36%

Koronavirusi nuk ka asnjë shans, klienti dezinfekton kafen e porositur

Nga A2 CNN
26 Mars 2020, 11:57 | Bota

Përhapja e frikshme që ka marrë koronavirusi ka detyruar miliona njerëz të marrin masa ekstreme për higjienën, pasi kjo është dhe një nga veprimet kryesore të këshilluara nga autoritetet shëndetësore.

Shumë njerëz qarkullojnë me maska në qytet dhe të tjerë mbajnë dezifektantë me vete për të pastruar duar pasi kanë prekur diçka, pasi sipas të dhënave virusi i ri mbijeton për shumë orë në sipërfaqe. Në disa raste kujdesi për higjienë ka shndërruar njerëzit në maniakë të pastërtisë.

Në videon e mësipërme shihet qartë një klient i një restoranti në Kanada që spërkat me dezifektant antibakterial ambalazhin e kafesë që ka porositur, një veprim ky që nuk e kishim parë deri tani.

A2 CNN Livestream

Dita jonë