Sondazh: Destinacionet e fundjavave tuaja janë:
  • Bregdeti 50%
  • Zonat malore 50%
  • Qendrat historike 0%

Koronavirusi që infektoi ajrin, ndryshimi drastik i trafikut ajror në Europë

Nga A2 CNN
26 Mars 2020, 15:31 | Bota
Koronavirusi që infektoi ajrin, ndryshimi drastik i trafikut ajror në

Europa ashtu si nuk është parë asnjëherë në epokën moderne. Gjithçka në një prej momenteve më të vështirë të historisë së njerëzimit prej pandemisë Covid-19, ku afro 3 miliardë persona janë në vetizolim në të gjithë globin.

Në Kontinentin e vjetër, diferenca është e dukshme në trafikun ajror, ku thuajse 2/3-tat e udhëtimeve janë pezulluar. Statistika është bërë zyrtare nga Autoriteti Europian i Aviacionit, Eurocontrol, që njoftoi se në 41 shtetet e Unionit, trafiku ajror gjatë javës së kaluar ka rënë me 65%, krahasuar me të njëjtën periudhë të një viti më parë. Imazhet krahasuese të 26 marsit 2019 dhe marsit të këtij viti, ku i gjithë globi është goditur nga pandemia koronavirus, nuk kanë nevojë për shumë koment. Diferenca është e dukshme dhe e pamohueshme. Statistika është më e madhe nëse krahasohet i gjithë muaji mars, me atë të një viti më parë, ku fluturimet kanë rënë me 77%.

Nëntorin e kaluar, Eurocontrol regjistroi 27000 mijë fluturime në ditë, në të gjithë kontinentin. Në janar 2020, kur pandemia preku Europën, shifra ra në 25000 fluturime në ditë, ndërsa mesjavën e kaluar kishte afro 8620 fluturime. Të dhënat tregojnë se situata është më e rëndë edhe se në mbylljen e aviacionit në vitin 2010, pas reve të vullkanit në Islandë. Gjatë atyre tetë ditëve u anuluan 48% e fluturimeve, duke prekur rreth 10 milionë pasagjerë.

A2 CNN Livestream

Dita jonë