Kryeministri komunikon “live” me ankuesit, PD: Propagandë

Edi Rama i telefonoi personalisht disa prej personave që ishin ankuar në platformën “online” shqipëria që duam.

Kjo është një alternativë për të mos mbingarkuar numrat e urgjencës dhe policisë, sipas kryeministrit, i cili për pothuajse të gjithë ata me te cilët kontaktoi “live” kishte një porosi: “Kjo punë duhet përballuar të gjithë bashkë”.

Për disa, zgjidhja do të vijë në ditët në vijim, ndërsa për disa të tjerë brenda pak minutash.

Por, të gjithë përformancën e këtyre ditëve, Partia Demokratike e konsideron spektakël. Për këtë arsye, Sekretari i Përgjithshëm, Gazment Bardhi publikoi një video me dëshmi qytetarësh, që sipas tij, përgënjeshtronin propagadën e Ramës se shtresave në nevojë po i vihej në ndihmë.

  • LAJMI I FUNDIT | Koronavirusi në Shqipëri, 27 raste të reja në 24 orët e fundit
  • LAJMI I FUNDIT | Koronavirusi në Shqipëri, shkon në 304 numri i rasteve të konfirmuara
  • LAJMI I FUNDIT | Koronavirusi në Shqipëri, MSH: 13 të shëruar në 24 orët e fundit, 89 total
  • LAJMI I FUNDIT | MSH: 146 raste në Tiranë, 32 në Durrës, 4 në Lushnje, 8 në Elbasan
  • LAJMI I FUNDIT | MSH: 25 raste në Fier, 8 në Kavajë, 2 në Rrogozhinë, 16 në Korçë
  • LAJMI I FUNDIT | MSH: 5 raste në Vlorë, 22 në Shkodër, 11 në Lezhë, 1 në Berat
  • LAJMI I FUNDIT | MSH: 8 raste në Has, 5 në Krujë, 4 në Tropojë, 4 në Pukë, 3 në Mirditë