Merkel rezulton negative në testin e dytë, Macron premton investime në shëndetësi

KR EUROPA 26 MARS frame 2217 1100x620

Gjermania raportoi një shtim të rasteve të reja duke çuar totalin në mbi 35 mijë të infektuar me Covid-19. Megjithatë autoritetet kanë arritur të frenojnë shifrat tragjike, duke konfirmuar vetëm 172 viktima. Instituti i Shëndetësisë në Gjermani paralajmëroi se këto shifra tregojnë se ky vend është vetëm në fillim të pandemisë.

Ndërkohë, Kancelarja Angela Merkel rezultoi negative edhe në testin e dytë të koronavirusit. Liderja gjermane u vetizolua pasi kishte pasur kontakt me një mjek të infektuar. Situatë të vështirë raporton dhe Franca. Autoritetet shëndetësore konfirmuan një rritje prej 13% të rasteve të reja në 24 orët e fundit.

Mbi 25 mijë janë të infektuarit dhe mbi 1300 viktimat. Presidenti Emmanuel Macron premtoi investime të mëdha në sistemin shëndetësor të Francës pas pandemisë koronavirus.