Mësimi online, Boçi: Katastrofë e dalë në sipërfaqe, e parave të grabitura – A2

Mësimi online, Boçi: Katastrofë e dalë në sipërfaqe, e parave të grabitura

Prekja e vendit tonë nga pandemia e koronavirusit detyroi pezullimin e arsimit më 9 mars, i cili aktualisht është duke vijuar online.

Por sa rezultative ka qenë mësimi online deri tani? Kësaj pyetje iu përgjigj në A2 ish-deputeti i Partisë Demokratike, Luçiano Boçi, i cili theksoi se procesi është absolutisht i pamjaftueshëm.

“Nuk ka një platformë unike, të përgatitur nga ministria. Mësuesit komunikojnë përmes mënyrave alternative. Transmetimet televizive nuk është se mbulojnë të gjithë procesin mësimor dhe është një mënyrë e vjetër”.

Për Boçin, kjo situatë vjen si “katastrofë e dalë në sipërfaqe, e parave të grabitura. Mësimi online duhet të ishte një alternativë, por nuk rezulton kështu”, thotë ai. “Nuk ka asnjë lidhje mes mësimdhënies dhe inovacionit. Paratë janë dhënë dhe nuk dihet se ku kanë shkuar. Me zgjedhjen jam dakord, por nuk duhet të mbështetemi te kjo dhe të themi se procesi duhet të quhet i kryer. Aktualisht janë në fazë eksperimentale më shumë se sa në fazë aplikative. Nuk është së vëmendja e fëmijëve është e plotë”.

Në këtë situatë, Boçi thekson se duhet të ishin thirrur specialistët dhe ministria të kishte dalë me një plan afatshkurtër dhe një plan afatgjatë.