Ndihmat në Vlorë, të “pabindurit” mblidhen para njësive administrative

Pamje e personave në nevoje ekonomike që dynden për të marrë ndihmat, hasen çdo ditë para zyrave të njësive vendore në Vlore. Edhe pse Bashkia e Vlorës nëpërmjet inspektorëve të saj, ka nisur shpërndarjen në banesa të ndihmave ushqimore, sërish një pjesë e shtresave në nevojë nuk kanë durim dhe as besim se ndihmat do t’u vijnë në shtëpi.

Kjo është arsyeja që ata grumbullohen për t’i marrë vetë ndihmat, duke rrezikuar jo vetëm infektimin mes tyre por edhe të punonjësve të bashkisë, të cilët janë detyruar t’i furnizojnë për të shmangur grumbullimet.

Përveç shpërndarjes së ndihmave, inspektorët e bashkisë u kanë lënë familjeve në nevojë edhe një numër kontakti ku ata mund t’i telefonojnë autoritetet lokale edhe për problematika të tjera në këto ditë të vështira.