Në karantinë si të gjithë, “miti” i Queen magjeps edhe nga…divani

brian may 1100x620

Koronavirusi ka shtrënguar qindra milionë persona kudo në botë të mos dalin nga shtëpia e tyre, qofshin ata pensionistë në Kinë apo të rinj në brigjet e Paqësorit. Ose një nga mitet e muzikës rrok.

Pikërisht njëri nga këto, ka vendosur jo vetëm t’i përmbahet karantinës së dekretuar, ndoshta me vonesë,  nga qeveria angleze, por edhe të zbavisë dhe të japë leksione falas të tjerëve në rrjetet sociale.

Brian May shpjegon solon e Bohemian Rapsody

Bëhet fjalë për Sir Brian May, kitaristi i shkëlqyer i grupit legjendar Queen, i cili nga divani ose ballkoni i shtëpisë me ndihmën e kitarës së tij elektrike Fender Stratocaster pothuajse çdo ditë tregon sekretet e solove të tij, duke i ekzekutuar sërish ato.

Videot kanë bërë bujë në rrjet, jo vetëm nga fansat e shumtë të grupit të udhëhequr nga mitiku Freddy Mercury. Një nga videot më të sukseshme, ku May shpjegon refrenin e këngës Bohemian Rapsody, ka tashmë qindra mijëra shikime.

May duket në formë dhe komod në rolin e mësuesit, fundja ai profesor është vërtetë, duke zotëruar një doktoraturë në astrofizikë, lëndë për të cilën ka botuar edhe studime të rëndësishme.