Negociatat, Pompeo: Mirëpresim vendimin e BE, jemi me ju në çdo hap

https   cdn.cnn .com cnnnext dam assets 200128095812 mike pompeo file 1100x620

Sekretari Amerikan i Shtetit, Mike Pompeo, përshëndeti vendimin e Bashkimit Evropian për të nisur bisedimet për anëtarësim me Shqipërinë.

“Mirëpresim vendimin e Këshillit Evropian për të nisur negociatat për anëtarësim me Shqipërinë dhe Maqedoninë e Veriut. Shtetet e Bashkuara do të mbeten partneri juaj në çdo hap gjatë kësaj rruge”, shkroi Pompeo në Twitter, si dhe në deklaratën zyrtare të Departamentit të Shtetit, ku theksohen edhe pritshmëritë e SHBA për të dy vendet.

Pompeo deklaroi se SHBA do të mbetet një aleat i qëndrueshëm për të dy qeveritë për sa kohë që do të zbatohen reformat e duhura për të forcuar ligjin, luftën kundër korrupsionit, rritjen e ekonomisë dhe përballjen me krimin e organizuar.   

Postimi u rishpërnda edhe nga ambasadorja amerikane në Tiranë, Yuri Kim. “Shtetet e Bashkuara do të vazhdojnë të mbështesin reformat dhe hapat e tjerë të nevojshëm që Shqipëria të arrijë anëtarësimin”, ishte mesazhi i saj.