Pandemia Covid-19, Britania porosit 10 mijë respiratorë – A2

Pandemia Covid-19, Britania porosit 10 mijë respiratorë

MB BRITANIA VENTILATORET frame 52 1100x620

Rrugët në qendër të Londrës ishin të boshatisura, ndërsa Britania e Madhe hyri në ditën e tretë të izolimit. Qeveria e drejtuar nga kryeministri Boris Johnson, vendosi në fuqi këtë masë për të frenuar përhapjen e Covid-19.

Britania raporton mbi 400 viktima dhe 9500 të infektuar, ndërsa po shton dhe furnizimet me pajisje mjekësore për të përballuar pandeminë. Qeveria e Londrës ka urdhëruar 10 mijë respiratorë të tjerë dhe miliona maska e doreza mbrojtëse. Ndërkohë, mbi 170 mijë qytetarë i janë përgjigjur thirrjes për të ndihmuar sistemin shëndetësor në përballimin e kësaj emergjence.