Sondazh: Destinacionet e fundjavave tuaja janë:
  • Bregdeti 100%
  • Zonat malore 0%
  • Qendrat historike 0%

Pandemia koronavirus, mbi 21000 viktima dhe 470000 të infektuar në botë

Nga A2 CNN
26 Mars 2020, 13:25 | Bota
Pandemia koronavirus, mbi 21000 viktima dhe 470000 të infektuar në

Çereku i popullatës së botës po jeton në izolim, megjithatë kjo nuk ka frenuar pasoja tragjike të pandemisë koronavirus. Mbi 21 mijë persona kanë humbur jetën, ndërsa në total janë prekur mbi 470 mijë vetë.

Pas Evropës, Shtetet e Bashkuara të Amerikës mund të kthehen në epiqendër të përhapjes së Covid-19. Autoritetet regjistruan ditën më të vështirë të kësaj pandemie me mbi 200 viktima në 24 orët e fundit, duke çuar bilancin total mbi 1 mijë. Sa i përket të prekurve, ka një rritje të shpejtë në SHBA. Rreth 70 mijë rezultojnë të infektuar me koronavirus duke renditur këtë vend pas Italisë dhe Kinës.

Në përpjekje për të frenuar rritjen e shpejtë të këtyre shifrave, Senati Amerikan aprovoi me 92 vota pro dhe 0 kundër, një pako ekonomike prej 2 trilion dollarësh. Ky fond do të përdoret për rimëkëmbjen e ekonomisë, ndërsa çdo amerikan i rritur do të përfitojë një çek prej 1200 dollarësh.

Nga pakoja ekonomike, vetëm 100 miliardë dollarë do të shkojnë në ndihmë të spitaleve, pjesa tjetër për bizneset, qytetet dhe kompanitë ajrore. Ndërkohë, presidenti amerikan, Donald Trump nuk dëshiron që 350 milionë banorët e vendit të tij të teston për koronavirus. Ai kërkon që të minimizojë efektet e rënda të pandemisë, në mënyrë që të rihapë të gjitha bizneset amerikane në deri në festën e Pashkëve më 12 prill. Të paktën 21 shtete amerikane kanë vendosur masa të ashpra për të frenuar përhapjen e koronavirusit, përfshirë kufizimin e lëvizjeve të qytetarëve.

A2 CNN Livestream

Dita jonë