Paqe edhe me dekret, Meta firmos ligjin për pajisjet mjekësore

Mbulim Meta frame 217 1100x620

Marrëdhënia e re me mazhorancën që po vihet re këto ditë te Presidenti Meta, shkon përtej fjalëve. Kreu i shtetit ka dekretuar ligjin për pajisjet mjekësore miratuar në 5 mars, duke thyer serinë e ligjeve të kthyera ndaj shumicës.

Ndryshimet në ligjin për pajisjet mjekësore synojnë të përmirësojë nivelin e mbrojtjes, të sigurisë dhe shëndetit të pacientëve, për të siguruar që pajisjet mjekësore të mos cenojnë shëndetin e qytetarëve. Ligji ka parashikime specifike për mënyrën e kryerjes së regjistrimit të pajisjeve mjekësore, duke filluar nga seleksionimi i aplikantit dhe deri tek masat administrative përkatëse. Nëse një subjekt shkel më shumë së dy herë masat administrative, ministria ka të drejtë t’i heqë të drejtën e tregtimit të pajisjeve mjekësore.