Pas rrëzimit të qeverisë në Kuvend, Albin Kurti shkarkon Avdullah Hotin

albin Kurti 1100x620

Disa orë pas miratimit në Kuvend të mocionit të mosbesimit ndaj qeveri së formuar nga Vetëvendosje dhe LDK, kryeministri në detyrë, Albin Kurti vendosi të shkarkojë nga funksioni zv.kryeministrin e parë Avdullah Hoti.

Kryeministria, përmes një njoftimi për shtyp, bën me dije se Albin Kurti ka vendosur për lirimin e Avdullah Hotit nga posti i zëvendëskryeministrit të parë në detyrë dhe se ky vendim hyn në fuqi menjëherë.

Ky është shkarkimi i dytë që kryeministri Kurti u ka bërë anëtarëve të qeverisë nga radhët e Lidhjes Demokratike e Kosovës, pas disa ditë më parë ai largoi nga detyra ministrin e Brendshëm, Agim Veliu në lidhje me mosmarrëveshjet për shpalljen ose jo të gjendjes së jashtëzakonshme në vend për shkak të koronavirusit.