Sondazh: A ju kanë bërë ndonjëherë shaka në ditën e 1 prillit?
  • Po, dhe ishte e bukur 100%
  • Po,dhe s'ishte argëtuese 0%
  • Jo, nuk më ka ndodhur 0%

Putin dërgon edhe mjekë të ushtrisë në Itali, shpërthejnë polemikat

Nga A2 CNN
26 Mars 2020, 08:53 | Bota
Putin dërgon edhe mjekë të ushtrisë në Itali,

Një ekip mjekësh me më shumë se 120 persona, mbi 600 ventilatorë dhe materiale të tjera mjekësore, mbërritën në Bergamo nga Moska.

“Nga Rusia me dashuri”, kështu janë quajtur këto ndihma nga Moska për Italinë e goditur rëndë nga pandemia e koronavirusit.

Megjithatë, përveç solidaritetit rus, “Tgcom24” shkruan se kanë nisur edhe polemikat, pasi në ekipin e mjekëve nuk ishin vetëm “virologët”, por edhe disa mjekë ushtarakë, me përvojë në luftën bakteriologjike.

Aspak ndihmë, por një nënshtrim politik të Italisë nga Rusia, kështu e ka komentuar këtë akt Simona Viola nga "Più Europa". “Më shumë se sa ndihma, mund të jetë një "kalë Troje", janë shprehur radikalët italianë. "Prapa një bujarie të tillë të dukshme, mund të ketë projekte të tjera”, kanë thënë ata.

Ndërkohë, ambasadori i Rusisë në Itali është shprehur: “Ndihma jonë për Italianë vjen në një situatë të vështirë. Qëllimi i ekipit rus është të punojë bashkë me kolegët italianë. Ata do të qëndrojnë në Itali deri në një vendim të përbashkët të të dy palëve”, ka thënë Sergey Razov.

A2 CNN Livestream

Dita jonë