Sondazh: Sa ju kanë funksionuar dietat e shpejta pranverore?
  • Gjithmonë 18%
  • Me raste 45%
  • Asnjëherë 36%

Rexhep Qosja reagon për krizën politike në Kosovë: Ishte një komplot, ra qeveria e shpresës

Nga A2 CNN
26 Mars 2020, 20:02 | Kosova
Rexhep Qosja reagon për krizën politike në Kosovë: Ishte

Rexhep Qosja ka reaguar ashpër sot ndaj rënies së qeverisë Kurti. Përmes një postimi, intelektuali i shquar e ka cilësuar votën e djeshme në Kuvendin kosovar si një “komplot parlamentar”, që sipas tij rrëzon “qeverinë e ndryshimit dhe të shpresës pa i lejuar t’i kalojë as 90 ditët e para që çdo qeverie i lejohen në të gjitha demokracitë liberale e jo liberale”.

https://www.facebook.com/qosjarexhep/posts/10157860981545792

Në analizën e Qosjes, akuzat për Kurtin si lider i një qeverie anti-amerikane dhe keq-menaxhuese të situatës me koronavirusin janë pretekste, dhe që arsyeja e vërtetë është “komprometimi i privilegjeve të pushtetarëve të lartë” dhe “hetimi i prejardhjes së pasurive të të gjithë të pasuruarve politikë”.

Sipas Qosjes, iniciatori i rrëzimit mbetej presidenti Thaçi, me dy nismat e tij kundërshtuese për masat ndaj COVID-19 duke mbytur në këtë mënyrë “ndryshimet dhe besimi për të cilat votoi populli i bindur se me rininë e risitë e Vetëvendosjes, Kosova do të bëhet shtet stabil, funksional, demokratik, shtet juridik”.

A2 CNN Livestream

Dita jonë