Sondazh: Destinacionet e fundjavave tuaja janë:
  • Bregdeti 50%
  • Zonat malore 50%
  • Qendrat historike 0%

Rrëzimi i qeverisë në Kosovës, BE: Udhëheqësit të përqëndrojnë përpjekjet te kriza e koronavirusit

Nga A2 CNN
26 Mars 2020, 13:34 | Kosova
Rrëzimi i qeverisë në Kosovës, BE: Udhëheqësit

Bashkimi Evropian ka reaguar menjëherë pas votimit në Kuvendin e Kosovës të mocionit të mosbesimit të nisur nga LDK, i cili çoi në rrëzimin e qeverisë së Albin Kurtit.

Përmes zëdhënëses Ana Pisonero, Kosova tashmë është vendosur në një situatë të vështirë në një kohë kur bota është përfshirë nga kriza e koronavirusit.

“Mocioni i mosbesimit ndaj qeverisë së Kosovës e ka vënë atë në situatë të vështirë në kohën e krizës së pashembullt të shkaktuar nga koronavirusi. Ajo që i duhet Kosovës është qëndrueshmëria dhe përqendrimi i përpjekjeve për të trajtuar krizën me koronavirusin dhe mbrojtjen e shëndetit të qytetarëve”,  shkruan zëdhënësja e BE, Pisonero.

A2 CNN Livestream

Ditari nga Bruna Çifligu