Sondazh: Destinacionet e fundjavave tuaja janë:
  • Bregdeti 100%
  • Zonat malore 0%
  • Qendrat historike 0%

Rrëzimi i qeverisë, Nurellari: Kurti duhet të gëlltiste ambiciet e veta, papërgjegjshmëri e skajshme

Nga A2 CNN
26 Mars 2020, 14:07 | Kosova
Rrëzimi i qeverisë, Nurellari: Kurti duhet të gëlltiste

“Ne kemi pasur një kryeministër që për egot e tij merr këto veprime. Ai e ka të vështirë të ndajë pushtet, të ndërtojë bashkëpunim”.

Kështu u shpreh në A2 Adri Nurellari, politolog dhe këshilltari i ish-kryeparlamentarit Kadri Veseli, për të cilin situata e krijuar në Kosovë dhe rrëzimi i qeverisë mbrëmjen e kaluar është e gjithë përgjegjësi e Albin Kurtin.

“Asnjë pretekst nuk është i vlefshëm në këto kohë, në një periudhë kur kërcënimi është te dera. Kjo është një pikëpyetje e madhe për mbijetesën e shoqërisë. Kurti duhet të gëlltiste ambiciet e veta dhe të ndërtonte një partneritet bashkëpunimi”, u shpreh Nurellari.

Më tej, ai thekson se edhe LDK-ja është bashkëfajtore. “Këtu kemi të bëjmë me një papërgjegjshmëri të skajshme”, u shpreh Nurellari.

Sa i përket mosshpalljes së gjendjes së jashtëzakonshme si pasojë e Covid-19, Nurellari thekson se Kurti nuk e bën një gjë të tillë, pasi do të rritej pushteti i Presidentit.

A2 CNN Livestream

Dita jonë