Sondazh: Destinacionet e fundjavave tuaja janë:
  • Bregdeti 67%
  • Zonat malore 33%
  • Qendrat historike 0%

SHBA: Pranë popullit kosovar, por taksa po e dëmton atë. Flasim me çdo qeveri, nuk ka plane për shkëmbime me Serbinë

Nga A2 CNN
26 Mars 2020, 22:35 | Kosova
SHBA: Pranë popullit kosovar, por taksa po e dëmton atë. Flasim

Departamenti i Shtetit i Shteteve të Bashkuara ka botuar një deklaratë të përbashkët mbi Kosovën, ku nënvizohet qëndrimi i Uashingtonit, gjithmonë në krah të popullit kosovar, por edhe i bëhet thirrje qeverisë që do të pasojë atë të drejtuar nga Albin Kurti deri më tani që të heqë taksën 100% me Serbinë, që sipas saj “dëmton vetë popullin kosovar, për shembull në mbërritjen e materialeve shëndetësore për koronavirusun”.

Deklarata, e firmosur nga i dërguari i posaçëm Richard Grenell, ambasadori Philip Kosnett dhe përfaqësuesi për Ballkanin Perëndimor Matthew Palmer, thekson se ata do të bashkëpunojnë me çdo qeveri “që do të respektojë Kushtetutën dhe ligjet” sidomos në një situatë kritike si ajo e pandemisë globale.

Në deklaratë specifikohet edhe që nuk ekziston asnjë plan sekret, por që ka si objektiv shkëmbimet territoriale midis Kosovës dhe Serbisë, dhe që Grenell nuk ka marrë pjesë në asnjë takim ku është diskutuar një plan i tillë.

A2 CNN Livestream

Debat - nga Alba Alishani