Të duhet të punosh nga shtëpia, por… fëmijët janë shefat

Koronavirusi ka detyruar mijëra biznese të mbyllen në të gjithë botën dhe miliona punonjës të tjerë të punojnë në shtëpi, si një masë e këshilluar dhe nga autoritetet për të shmangur grumbullimet e njerëzve në vendet e mbyllura për të penguar përhapjen e koronavirusit.

Shumë njerëz mendojnë se të punosh nga shtëpia është një luks dhe personat që e bëjnë këtë gjë konsiderohen si të privilegjuar. Por nuk është aspak kështu. Keni harruar një detaj… fëmijët.

Në fotogalerinë e mëposhtme vijnë imazhet e publikuara nga disa persona që punojnë nga shtëpia dhe fëmijët e tyre që bëjnë gjithçka që është e mundur për t’i shpërqëndruar.