Tre persona të dyshuar me Covid-19 në Durrës dërgohen drejt Spitalit Infektiv – A2

Tre persona të dyshuar me Covid-19 në Durrës dërgohen drejt Spitalit Infektiv

durres2 1100x620

Ashtu siç edhe pritej gjatë kësaj jave, vijon të rritet numri i personave të prekur me koronavirus në vendin tonë.

Tre raste të reja të dyshuar me Covid-19 janë dërguar mbrëmjen e kaluar nga Urgjenca e Durrësit drejt Spitalit infektiv në Tiranë.

Mes tyre një qytetar nga Fieri, i cili kishte ardhur dy ditë më parë tek të afërmit e tij në lagjen 13 në plazh.

Tre qytetarët janë paraqitur me  shenja të virusit ndërsa transportimi i tyre është bërë i menjëhershëm, pritet rezultati i tamponit për rastet.