Turqia bën gati ambulancat për Shqipërinë – A2

Turqia bën gati ambulancat për Shqipërinë

Përveç pajisjeve mjekësore, në një kohë pandemie, Shqipëria do të marrë nga Turqia edhe një flotë të re ambulancash.

Lajmi është bërë i ditur nga kryeministri Rama, me anë të një statusi në Facebook.

Rama shkruan se flota e ambulancave, të cilat do të jenë pjesë e Emergjencave Civile, janë gati për t’u nisur nga Turqia drejt vendit tonë.

Bashkëngjitur, kryeministri ka shpërndarë edhe disa foto.