Viktima e shtatë për koronavirus në Shqipëri, vdes e moshuara

WhatsApp Image 2020 03 26 at 14.51.09 1 1100x620

Shënohet viktima e shtatë nga koronavirusi në Shqipëri.

Gjatë mbrëmjes së sotme ndërroi jetë një paciente 85-vjeçare nga Tirana, e cila ka mbërritur gjatë pasdites në spitalin infektiv, në gjendje të rëndë.

E moshuara vuante nga disa sëmundje kronike dhe u konfirmua me COVID-19 në spitalin Infektiv.