Sondazh: Destinacionet e fundjavave tuaja janë:
  • Bregdeti 67%
  • Zonat malore 17%
  • Qendrat historike 17%

E pesta në botë për numrin e të infektuarve, vetëm 253 viktima në Gjermani

Nga A2 CNN
27 Mars 2020, 16:16 | Bota
E pesta në botë për numrin e të infektuarve, vetëm 253

Gjermania po pëson rritje të shpejtë të personave të prekur nga koronavirusi, ku vetëm gjatë 24 orëve të fundit janë shënuar mbi 5700 raste të reja. Me mbi 42200 të infektuar, Gjermania renditet e pesta në botë, e megjithatë numri i viktimave vazhdon të mbetet i ulët. Sipas Universitetit “John Hopkins” në total 253 persona kanë humbur jetën në këtë vend.

Ndërkaq Senati Federal aprovoi paketën financiare prej 750 miliardë eurosh që synon të shpëtojë sipërmarrje e familje nga impakti ekonomik i koronavirusit.

Virusi po vë në vështirësi të madhe edhe sistemin shëndetësor në Francë, ku më i prekuri është rajoni i Parisit. Mes 1696 viktimave të shënuara në këtë vend është edhe një 16-vjeçare. Megjithatë ekspertet e shëndetësisë thonë se rastet e rënda mes të rinjve janë të rralla.

A2 CNN Livestream

Debat - nga Alba Alishani