Sondazh: Sa ju kanë funksionuar dietat e shpejta pranverore?
  • Gjithmonë 18%
  • Me raste 45%
  • Asnjëherë 36%

Frika nga një valë e dytë infektimesh, Kina iu ndalon hyrjen të huajve

Nga A2 CNN
27 Mars 2020, 10:37 | Bota
Frika nga një valë e dytë infektimesh, Kina iu ndalon hyrjen

Kina ka vendosur të ndalojë përkohësisht hyrjen e të huajve në vend prej të shtunës, nga frika e përsëritjes së një vale të dytë infektimesh nga koronavirusi.

Hyrja në Kinë do t’iu ndalohet të gjithë të huajve edhe nëse ata kanë vizë apo leje qëndrimi, ndërkohë që do të lejohet vetëm një fluturim ndërkombëtar nga jashtë në javë, me kushtin që dhe ai të ketë vetëm 75% të pasagjerëve të lejuar.

Momentalisht Kina raporton raste të reja me koronavirus vetëm nga personat që hyjnë nga jashtë ndërkohë që në vend për 3 ditë radhazi nuk u raportua asnjë rast i ri.

Ministria e Jashtme kineze reagoi menjëherë për këtë vendim duke sqaruar se ai erdhi pas përmasave të mëdha që përhapja e koronavirusit ka marrë në vende të ndryshme të botës.

Ndalimi do të aplikohet për të gjithë personat me viza dhe leje qëndrimi, por jo për diplomatët dhe ata me viza të Klasit C. Personat me nevoja emergjente humanitare dhe ata që punojnë në fusha të ndryshme mund të aplikojnë për të përfituar një leje.

A2 CNN Livestream

Dita jonë