Frika nga pandemia mund të ndal luftërat nëpër botë

vietnam war gettyimages 615208290 promo 1100x620

E pabesueshme, por e vërtetë. Në pikun e emergjencës shëndetësore, përhapja masive e koronavirus është shoqëruar me ndaljen e luftërave në botë. Nga Jemeni në Siri, për të vazhduar në Kamerun dhe Filipine, rebelët dhe ushtritë e këtyre shteteve i janë përgjigjur apelit të Sekretarit të Përgjithshëm të Organizatës së Kombeve të Bashkuara, Antonio Guterres.

Pas dhimbjes së madhe dhe zisë që ka shkaktuar në mbarë globin, Covid-19 ka edhe një element pozitiv: disa vende të përfshira në konflikte të përgjakshme kanë shpallur armëpushim. Apeli i sekretarit të OKB, Guterres është dëgjuar. Kërkesa për të shmangur luftën në këtë periudhë pandemie lidhej me mbrojtjen e civilëve në zonat e konfliktit, të cilët mes bombave dhe plumbave të kallashnikovëve, do të ishin shumë të ekspozuar ndaj virusit të ri korona.

Antonio Guterres

Askush nuk e besonte se kërkesa do të kishte një efekt të tillë. Njëri pas tjetrit, në vendet në konflikt, fraksionet rebele dhe ushtria kanë gjetur akordin për të ndërprerë luftën. Të gjithë të trembur nga armiku vdekjeprurës i padukshëm, Covid-19.

Kjo ndodhi në Jemen, vend i gjunjëzuar nga lufta 5-vjeçare. Njësoj vepruan rebelët dhe ushtria në Kamerun, si edhe Partia Komuniste në Filipine. Edhe forcat demokratike siriane e mbështetën armëpushimin, me OKB-në që i ka kërkuar edhe qeverisë të bëjë të njëjtën. Shpresa është se ndërprerja e luftës prej pandemisë do të shërbejë si shembull për të gjithë botën.