Italia, shifër rekord viktimash në 24 orët e fundit

Italia ka shënuar sot rekord të numrit të viktimave brenda 24 orëve nga koronavirusi. Të dhënat janë dramatike: plot 969 të vdekur.

Kjo është shifra më e lartë e regjistruar në Itali që kur nisi emergjenca.

589 janë të shëruarit gjatë 24 orëve, me një total prej 10 950.

Ndërkohë, 4401 janë rastet e reja me koronavirus.

Por, ndërsa shifrat janë therëse, autoritetet në Lombardi flasin për ngadalësim të kurbës së pandemisë. Spitalet në të gjithë rajonin raportojnë rënie të rasteve me COVID-19, çka sinjalizon dritën në fund të tunelit.

Nga sheshi i boshatisur i Shën Pjetrit, Papa përcolli një mesazh të jashtëzakonshëm: “Duket sikur ka zbritur errësira, por duhet të qëndrojmë të bashkuar. Zot, mos na lër vetëm në mes të stuhisë”.

Ndërkaq, autoritetet kanë autorizuar ilaçet kundër malarias dhe Sidës për trajtimin e pacientëve me koronavirus.