Sondazh: Destinacionet e fundjavave tuaja janë:
  • Bregdeti 50%
  • Zonat malore 33%
  • Qendrat historike 17%

Ndërron jetë në spitalin infektiv pacientja 52-vjeçare, viktima e 9 me COVID-19 në Shqipëri

Nga A2 CNN
27 Mars 2020, 22:19 | Aktualitet
Ndërron jetë në spitalin infektiv pacientja 52-vjeçare,

Mbrëmjen e sotme ka ndërruar jetë në spitalin Infektiv një paciente 52-vjeçare nga Vlora, e konfirmuar me COVID-19.

52-vjeçarja ishte e shtruar prej katër ditësh në spitalin infektiv në QSUT, ndërsa dy ditët e fundit gjendja e saj ishte rënduar dhe po trajtohej në terapi intensive. Pavarësisht përpjekjeve të stafit mjekësor, pacientja që vuante nga hipertensioni, nuk arriti të mbijetojë.

52-vjeçarja është viktima e nëntë e prekur nga COVID-19 në Shqipëri.

Ministria e Shëndetësisë i shpreh ngushëllimet familjes së të ndjerës dhe apelon qytetarët të respektojnë me shumë rigorozitet rregullat e izolimit dhe distancimit social si dhe të telefonojnë urgjencën kombëtare në numrin 127 në rast se kanë shenja të sëmundjes.

A2 CNN Livestream

Debat - nga Alba Alishani