Një mrekulli në kohë koronavirusi. Lojtari i Ajaksit del nga koma pas 3 vitesh

Ka edhe histori të bukura, plot shpresë. Për pothuajse gjithë botën këto janë ditë që do të duam të harrojmë shpejt, por për Abdelhak Nouri, këto janë ditë plot jetë, pas 3 vitesh në “errësirën” e komës.

Ishte korriku i vitit 2017 ku Nouri, një nga lojtarët më premtues të Ajaksit që po përgatitej të rikthehej fuqishëm në arenën ndërkombëtare, u godit nga një iktus gjatë ndeshjes kundër Werder Bremës.   

Ishte vetëm 19-vjeçar Nouri, dhe atë ditë vere jo vetëm u shpërbë çdo iluzion triumfi në futboll, por ai rrezikoi seriozisht jetën.

Por sot vëllai tij Abderrahim i tregoi televizioneve holandeze që Abelhaik, ose Appie si e quanin shokët e ekipit, ka dalë totalisht nga gjendja e komës, dhe ndodhet tashmë në shtëpinë e tij prej disa javësh.  

Sipas vëllait, ish-lojtari ka filluar të hajë, të luajë edhe vetullat për të komunikuar, dhe jo rrallë të dy shohin televizion bashkë, edhe ndonjë ndeshje para se të bllokoheshin për koronavirusin.