Sondazh: Destinacionet e fundjavave tuaja janë:
  • Bregdeti 67%
  • Zonat malore 33%
  • Qendrat historike 0%

Policia e Shtetit prezanton aplikacionin “Covid-19" - Lëvizja e kontrolluar me mjet!”

Nga A2 CNN
27 Mars 2020, 09:49 | Aktualitet
Policia e Shtetit prezanton aplikacionin “Covid-19" - Lëvizja e

Policia e Shtetit, në faqen zyrtare (www.asp.gov.al), ka publikuar një aplikacion me emërtimin “Covid-19" - Lëvizja e kontrolluar me mjet!”, për t’u ardhur në ndihmë të gjithë qytetarëve në lidhje me zgjidhjen e kërkesave për qarkullim me mjetet e tyre.

Sipas Policisë së Shtetit, të gjitha vetëdeklarimet, kërkesat për autorizime personale apo autorizime biznesi do të kryhen nga faqja zyrtare e Policisë, nëpërmjet këtij aplikacioni.

Për pajisjen me autorizim të ri, qytetarët duhet të plotësojnë njërin nga “deklarimet” e vëna në dispozicion: Vetëdeklarim, Autorizim Personal ose Autorizim Biznesi, duke klikuar në linkun e mëposhtëm:

http://autorizime.asp.gov.al

Gjatë aplikimit është e rëndësishme vendosja e saktë e të dhënave që i kërkohen aplikuesit, motivi i qarkullimit dhe itineraret e kërkuara.

Në përfundim të aplikimit shfaqet një numër aplikimi, i cili i jep mundësinë qytetarëve të ndjekin fazat e konfirmimit të kërkesës së tyre online, duke rritur kështu në maksimum transparencën e komunikimit të policisë me qytetarët.

Policia e Shtetit ka marrë masa për të përballuar shqyrtimin e të gjitha kërkesave të qytetarëve dhe bën me dije se çdo aplikim që plotëson kriteret sipas kërkesave të formularëve dhe miratohet nga ana e Policisë Rrugore do të jetë e verifikueshme nga patrullat e Policisë gjatë kontrolleve të ndryshme, në të gjithë territorin e vendit.

Sqarojmë se të gjitha autorizimet e lëshuara më parë nga Policia dhe ato të konfirmuara nëpërmjet email-it nga ana e Policisë janë të vlefshme dhe nuk është e nevojshme të aplikohet përsëri.

A2 CNN Livestream

Debat - nga Alba Alishani