Protestë në izolim në Elbasan, romët kërkojnë ndihmë për mbijetesë

Një pjesë e komunitetit rom në tre zona të ndryshme të qytetit të Elbasanit kanë protestuar sërish në lagjet e tyre për mungesën e vëmendjes dhe ndihmës për të mbijetuar në këto ditë të izolimit për shkak të koronavirusit.

Ata ankohen se kanë mbetur pa punë, pa asnjë të ardhur, pa ndihma dhe pa ilaçe për vete dhe fëmijët e tyre. Pamundësinë e këtij komuniteti e pohon edhe shitësja e një dyqani, e cila tregon listën e gjatë të personave që marrin veresie.

Rreth një javë më parë, ishin anëtarët e komunitetit rom të lagjes “5 Maji” që protestuan për të njëjtat kërkesa.