Sondazh: Destinacionet e fundjavave tuaja janë:
  • Bregdeti 67%
  • Zonat malore 17%
  • Qendrat historike 17%

Rama: Të hënën nisin fluturimet, “Lasgushi” do të kthejë shqiptarët në shtëpi

Nga A2 CNN
27 Mars 2020, 12:12 | Aktualitet
Rama: Të hënën nisin fluturimet, “Lasgushi” do

Kryeministri Rama ka bërë të ditur se nga e hëna do të nisin fluturimet për të riatdhesuar shqiptarët e mbetur në shtete të ndryshme, pas mbylljes së kufijve si pasojë e shpalljes së pandemisë nga Covid-19.

Numri më i madh i shqiptarëve të mbetur jashtë vendit ndodhen në Itali, tha Rama, rreth 650 persona, 114 në Britaninë e Madhe, po ashtu edhe në shumë shtete të tjera.

“Duhet unitet si një familje. Nuk kemi shkop magjik. Nuk jemi asnjë lagje e pasur. Nuk do të le gurë pa luajtur për t’iu ardhur në ndihmë të gjithëve. Por futeni mirë në kokë. Jemi në luftë. Qeveria mbahet me kontribute dhe jo me dëshira dhe dokrra. Falëm kamatvonesat, e bëmë se jemi në luftë dhe jo nga qejfi dhe kjo goditi financat. Mos pagesa e faturave të dritave do të çonte në zero kompaninë. Shteti për të gjithë sa të mundet.

Për ata që kanë ngelur jashtë, të hënën nisin fluturimet për t’i kthyer në atdhe. Këto misione do t’i kryejmë pa pagesë. I takon “Lasgushit” t’i kthejë njerëzit në shtëpi. I kam kërkuar kompanisë të mos kërkojë lekë për të kryer këto misione humanitare. Gatishmëria e kompanisë ka qenë e menjëhershme dhe ministrja po punon për lejet speciale të fluturimeve. Përkushtimin e kemi të madhe dhe fuqinë për të luftuar për Shqipërinë dhe shqiptarët të pakufijshme”, tha Rama.

A2 CNN Livestream

Debat - nga Alba Alishani