Sondazh: Destinacionet e fundjavave tuaja janë:
  • Bregdeti 50%
  • Zonat malore 33%
  • Qendrat historike 17%

Rezultoi pozitiv me koronavirus, deputeti: Ruçi më ndihmoi, Rama t’u tregojë shqiptarëve të vërtetën

Nga A2 CNN
27 Mars 2020, 13:49 | Aktualitet
Rezultoi pozitiv me koronavirus, deputeti: Ruçi më ndihmoi, Rama

Deputeti Adriatik Alimadhi ka rezultuar pozitiv me koronavirus. Lajmi është konfirmuar nga vetë ai me anë të një postimi në Facebook.

Deputeti konfirmon se ka rezultuar pozitiv dhe së bashku me të edhe bashkëshortja e tij. Alimadhi shprehet se ka rezultuar me probleme në mushkri edhe pse tashmë gjendja e tij është disi e stabilizuar. Ai i drejtohet kryeministrit Rama, pasi ka treguar të gjithë hapat që ai ka ndjekur së bashku me bashkëshorten, ndërsa thotë se janë duke u kujdesur për njëri-tjetrin dhe jo nga mjekët.

I nderuar z. Kryeministër!

Nuk kisha ndërmend ta bëja publike gjendjen time shëndetësore pasi analizat nga ISHP më nxorën pozitiv.

Duke ju parë ju dhe ministren e Shëndetësisë me të cilën shëtisnit shumë serbes, sepse e keni vënë përpara këtë popull, duke i thënë vetëm futuni brenda...

Mirë keni bërë dhe për këtë jemi shumë dakord!

Bashkëshortja, të cilën e ka kapur edhe atë virusi, po më thoshte si nuk kanë turp këta, si gënjejnë këta, si mashtrojnë këta?!

E kjo kuptohet sepse ime shoqe dinte dhe po ndjek gjithë ecurinë time.

Po ju përshkruaj çfarë kam bërë unë si proces:

Në datë 24 të këtij muaji, në orët e vona të natës, u paraqita në urgjencë.

Më bënë vizitën, analizat, si dhe një grafi për mushkëritë.

Doktoresha më tha që duhet të shkoni për vizitë në sanatorium dhe ashtu bëra.

Më shoqëruan më ambulancë. Po çfarë ambulance flisni ju more? Kur hipa në të, si në frigorifer, me xhama të hapura që nuk mbylleshin.

Ç'të them!

Një mjet që nuk i plotësonte kurrë parametrat për të sëmurë.

Dakord, shkova në sanatorium, doktorët atje ishin shumë korrekt dhe pasi më morën të gjitha analizat, më thanë ejani nesër në mëngjes për të bërë një skaner. Ashtu bëra, ata më bënë edhe tamponin.

Shkova në orën 8 të mëngjesit dhe bëra skanerin, i cili më nxori me probleme në mushkri.

Pasi e kishte parë doktoresha, më thotë se dyshojnë për COVID 19. Gjithsesi, më tha ajo, këtë do ta japim kur të marrim përgjigjen e analizave nga ISHP, pas orës 16, të datës 24 mars.

Ashtu bëra, pas orës 18 po të asaj dite, më merr në telefon doktoresha dhe më thotë përgjigja e ISHP është: keni dalë pozitiv.

Po atë ditë, njoftova kryetarin e Kuvendit me një SMS mbi gjendjen time shëndetësore. Për hir të së vërtetës më mori menjëherë në telefon dhe më pyeti për gjendjen shëndetësore.

I kërkova ndërhyrjen e tij pranë autoriteteve përkatëse. Po ashtu, ai më mori përsëri sot në telefon duke më pyetur përsëri për gjendjen shëndetësore, më pyeti a ka pasur interesim apo jo? I thash jo dhe asgjë deri tani.

Si ore jo tha...fare, fare? Po i tash asnjë interesim. Mirë, më tha, se po interesohem unë dhe për këtë e falenderoj.

Po mirë z. Kryeministër, analizat kanë dalë që në datën 24 sot data 27, si nuk tregohet aspak interesim? Po mirë kjo, njerëzit e mi të dashur që kam qenë në kontakt, i bien 127 dhe interesohen për mua, përgjigja e tyre e dini cila është; keni temperature? Pini paracetamol e tjera...

Po mirë ata, po unë që kam dalë pozitiv, ku është interesimi? Çfarë duhet të bëjë unë tani?

Kartela ime është në urgjencën e spitalit sanatorium. Analizat i ka bërë ISHP, ku çohen më pas? Sigurisht që procesin duhet ta ndjek unë, por kur bëra analizat ata më kërkuan numrin e telefonit dhe do më njoftonin prej tij.

Pra, që ta kuptosh, për mua nuk ka fare interesim dhe po të them mos bëjë propagandë; Do vinë kaq ambulanca; Do bëhen gati kaq shtretër dhe do bëhen spitale. Kur do bëhen? Kur të vdesin njerëzit?! Shqiptarët?! Thuaj shyqyr Zotit që shqiptarët po të rrinë në shtëpi, ashtu siç po veprohet dhe janë marrë masa në vendet e prekura para nesh.

Mirë po, lëri pallavrat, gjithçka që ju serviret shqiptarëve nga ju është false.

Ata po lëngojnë në shtëpitë e tyre, ashtu si edhe unë me bashkëshorten time. Po luftojnë me jetën. E dimë gjendjen e shtetit, por mos i mashtro shqiptarët thuaju vetëm të drejtën dhe të vërtetën. 

Ne po përballemi vetëm në këtë mënyre gati prej një jave, unë së bashku me bashkëshorten po e bëjë më radhë, e pi unë një paracetamol i pari, dhe i bëjë shërbimin asaj.

Më pas, e pi ajo paracetamolin dhe më bënë ajo mua shërbim.

Këtë e bëjmë në 4-5 orë, pa po të ishte për interesim nga ju do kishim vdekur, prandaj mos na gënjeni dhe mos na mashtroni.

Dua gjithashtu t’u them shqiptarëve se nuk ka vend për panik, falë sjelljes tuaj të duhur në momentin e duhur. 

Veçmas kësaj, statistikat në Shqipëri kanë treguar që nuk ka pasur shumë raste dhe ato të cilat kanë qenë janë mundur të kontrollohen nga shtëpitë e tyre apo edhe ndaj ndihmës të pakushtëzuar të mjekëve në mënyra të ndryshme me njohjet e tyre që kanë.

Nuk e bëj këtë shkrim për vete, por po të them sinqerisht: kthej sytë dhe gjithë vëmendjen e duhur nga shqiptarët, kontrolloni shërbimet mos i merrni të mirëqena ato që ju thonë.

Informoj njerëzit e mi të dashur që ndihem më i lehtësuar nga gjendja fillestare, jam mirë me shëndetin.

Postimi i plotë i deputetit Alimadhi

A2 CNN Livestream

Dita jonë