Sondazh: A ju kanë bërë ndonjëherë shaka në ditën e 1 prillit?
  • Po, dhe ishte e bukur 100%
  • Po,dhe s'ishte argëtuese 0%
  • Jo, nuk më ka ndodhur 0%

Rritet numri i viktimave mes “bluzave të bardha” në Itali

Nga A2 CNN
27 Mars 2020, 15:38 | Bota
Rritet numri i viktimave mes “bluzave të bardha” në Itali

Duke u bazuar te shifrat e fundit të numri të të prekurve, por edhe të viktimave, ekspertët janë shprehur se situata në Itali është pranë pikut të saj, për të nisur më pas normalizimin.

Megjithatë, alarmante duket situata sa i përket stafit mjekësor të prekur me koronavirus, ata të cilët janë në vijën e parë të kësaj lufte globale.

Këtë të premten janë konfirmuar edhe dy mjekë të tjerë të cilët kanë ndërruar jetë në Itali të prekur me koronavirus, duke e çuar në 46 numrin e viktimave mes “bluzave të bardha”.

A2 CNN Livestream

Dita jonë