“Tour de France” drejt zhvillimit pa mbështetës në rrugë

TOUR DE FRANCE KORONA frame 408 1100x620

“Tour de France” është ndër aktivitet e vetme sportive, fati i të cilit nuk dihet ende për shkak të pandemisë së koronavirusit. Edhe pse është ende herët për të vendosur, pasi gara çiklistike i takon muajve qershor-korrik, organizatorët po mendojnë zhvillimin e saj, pa mbështetës në rrugët e Francës.

Turi i famshëm i çiklizmit tërheq mbi 10 milion spektatorë. Ky event është monument në Francë. Kemi kohë për të vendosur. Le të fokusohemi në luftën e tanishme kundër koronavirus– u shpreh ministrja e sporteve, Roksana Marashineanu. “Tour de Francë” prej themelimit në vitin 1903, është anuluar vetëm gjatë periudhës së dy luftërave botërore.