Sondazh: A ju kanë bërë ndonjëherë shaka në ditën e 1 prillit?
  • Po, dhe ishte e bukur 100%
  • Po,dhe s'ishte argëtuese 0%
  • Jo, nuk më ka ndodhur 0%

Koronavirusi, Juventus arrin marrëveshjen me lojtarët për pagat

Nga A2 CNN
28 Mars 2020, 22:19 | Futboll
Koronavirusi, Juventus arrin marrëveshjen me lojtarët për pagat

Klubi i kampion i Italisë, Juventus ka bërë me dije se sapo ka arritur një marrëveshje me lojëtarët e ekipit dhe trajnerin për çështjen e pagave, detyruar nga rrethanat e krijuara nga pandemia e koronavirusit.

Sipas të dhënave nga klubi, lojëtët e “Zonjës së vjetër” dhe trajneri kanë rënë dakord për shkurtimin e pagës së muajve mars, prill, maj e qershor 2020.

Nga kjo marrëveshje, bardhezinjtë do të kursejnë mbi 90 milionë euro. Një lëvizje të tillë kanë aplikuar së fundmi dhe shumë klube të tjera europiane duke qenë se aktiviteti futbollistik tashmë është ndërprerë dhe klubet duhet të ulin shpenzimet në maksimum.

A2 CNN Livestream

Dita jonë