Sondazh: Destinacionet e fundjavave tuaja janë:
  • Bregdeti 60%
  • Zonat malore 20%
  • Qendrat historike 20%

Mjeku Tritan Kalo përsërit thirrjen për qytetarët: Qëndroni në shtëpi, jeta juaj është me e vlefshme

Nga A2 CNN
28 Mars 2020, 20:41 | Aktualitet
Mjeku Tritan Kalo përsërit thirrjen për qytetarët:

Mjeku i Shërbimit Infektiv, Tritan Kalo ka përsëritur edhe njëherë thirrjen drejtuar qytetarëve që të dëgjojnë këshillat e mjekëve në këto ditë të vështira dhe të mos dalin nga shtëpia pa ndonjë arsye madhore.

Sipas mjekut, shumë njerëz janë në vështirësi ekonomike, por jetë e tyre është me e vlefshme. Ai nuk harroi të falenderonte dhe Policinë e Shtetit që iu është gjendur pranë.

“Bashkëqytetarë, ju lutem, ju lutem vijani veshin këshillave tona.Mos dilni në asnjë mënyrë nga shtëpitë tuaja pa ndonjë arsye madhore për shëndetin. E dimë që shumë prej jush janë në vështirësi ekonomike, por jeta e juaj është më e vlefshme se gjithçka. Kjo ëndërr e keqe me emrin Covid-19 një ditë do të kalojë, por jetët tuaja të paçmim askush nuk mundet t’ua rikthejë. Kurrë nuk mundet të harrohet në këto ditë edhe kontributi i Policisë së Shtetit, të cilët po sakrifikojnë jo pak për të ruajtur rendin rreth ngrehinës së Covid-1, sikundër konvencionalisht njihet tashmë, Shërbimi i Sëmundjeve Infektive. Së bashku ne do t’ia dalim mbanë me siguri, ndaj ju lutem, Na dëgjoni dhe mbi të gjitha mos ngurroni të dëgjoni zërin e Ndërgjegjes suaj!!!!”, shkruan Tritan Kalo.

A2 CNN Livestream

Debat - nga Alba Alishani