Sondazh: Sa ju kanë funksionuar dietat e shpejta pranverore?
  • Gjithmonë 18%
  • Me raste 45%
  • Asnjëherë 36%

Paniku nga koronavirusi, Rusia do të mbyllë të gjithë kufijtë

Nga A2 CNN
28 Mars 2020, 17:11 | Bota
Paniku nga koronavirusi, Rusia do të mbyllë të gjithë

Rusia iu bashkua tashmë të gjitha masave shtrënguese që kanë ndërmarrë dhe vende të tjera të botës për të ulur dëmet në njerëz nga virusi i ri me origjinë nga Kina.

Pas vendimit për të mos lejuar të moshuarit të dalin jashtë, autoritetet ruse kanë vendosur të mbyllin nga e hëna të gjithë kufitjë për të parandaluar përhapjen e mëtejshme të koronavirusit.

Sipas të dhënave zyrtare, të hënën do të mbyllen të gjitha kufijtë ajrorë, hekurudhorë, tokësorë që lidhin Rusinë me vendet fqinje.

Rusia shënoi 228 raste të reja me koronavirus në 24 orët e fundit duke e çuar në 1264 numri total të të prekurve. Sipas agjencisë Interfax, deri tani nga Covid-19 kanë humbur jetën 4 persona.

A2 CNN Livestream

Dita jonë