Sondazh: Destinacionet e fundjavave tuaja janë:
  • Bregdeti 67%
  • Zonat malore 33%
  • Qendrat historike 0%

Spanja forcon masat kundër koronavirusit, 832 viktima në një ditë

Nga A2 CNN
28 Mars 2020, 21:45 | Bota
Spanja forcon masat kundër koronavirusit, 832 viktima në një

Kryeministri spanjoll, Pedro Sanchez prezantoi një paketë të re masash shtrënguese për të penguar përhapjen e mëtejshme të koronavirusit, duke mbyllur në shtëpi një pjesë të madhe të punëtorëve, në një kohë kur të dhënat zyrtare raportojnë për 832 viktima nga Covid-19 në 24 orët e fundit

Masat  e reja të prezantuar nga kryeministri do të miratohen në mbledhjen e qeverisë dhe do të kenë efekt deri në 9 prill.

“Këto masa kanë si qëllim që të ulin numrin e personave të rinj që preken na virusi vdekjeprurës”, deklaroi kryeministri spanjoll, në një deklaratë drejtuar kombit.

Ai shtroi se në ditët në vijim Spanja ka nevojë për një përpjekje të madhe kolektive për të ndaluar pandeminë të marrë përmasa edhe më të këqija.

Kryeministri shtoi se punëtorët që do të qëndrojnë në shtëpi do të marrin rrogë të plotë, por do t’iu duhet që t’i shlyejnë këto orë pune në kohë.

A2 CNN Livestream

Debat - nga Alba Alishani