Sondazh: Sa ju kanë funksionuar dietat e shpejta pranverore?
  • Gjithmonë 18%
  • Me raste 45%
  • Asnjëherë 36%

PD: Në kulmin e krizës së pandemisë, qeveria tenderon 411 milionë lekë për zyra

Nga A2 CNN
29 Mars 2020, 17:29 | Politikë

Partia Demokratike thotë se tenderi me vlerë 411 milionë lekë për të rikonstruktuar zyrat e administratës së Spitalit të Traumës, tregon se buxheti i shtetit i ka paratë për të përballuar krizën shëndetësore dhe ekonomike të shkaktuar nga koronavirusi. Përmes ish-deputetit Enkelejd Alibeaj, PD i bëri thirrje qeverisë ta anulojë atë.

“Në vend që të shpenzojë çdo qindarkë për të forcuar sistemin shëndetësor, për të garantuar testimin e mjekëve dhe të qytetarëve, Edi Rama ka hapur tender për rregullim të zyrave. Në kulmin e krizës, kur pandemia po bëhet më agresive, qeveria e ka mendjen të shpenzojë mbi 400 milionë lekë për zyra. Në kulmin e krizës ekonomike, ku mijëra qytetarë janë sot në pamundësi për të siguruar ushqimin e fëmijëve, Edi Rama planifikon të japë 400 milion lekë për zyra. Në kulmin e krizës, ku mijëra biznese janë gati të shpallin falimentin e të lënë mijëra qytetarë pa punë, Edi Rama kërkon të japë 400 milion lekë vetëm për zyra”, tha Alibeaj në konferencë për mediat.

“Tenderi 411 milionë lekë për të rikonstruktuar zyrat e administratës së Spitalit të Traumës është unik sot në Europë. Spitalet tani nuk kanë nevojë për kolltukë të rehatshëm. Mjekët duan së pari të mbrohen vetë dhe të kenë mundësi të gjurmojnë virusin, që sëmundja të mos kapet në momentet e fundit dhe numri i atyre që humbin jetën të mos rritet. Pas hedhjes të 29 milionë eurove për beton, tenderi i rregullimit të zyrave të spitalit të Traumës është një nga provat e shumta të papërgjegjshmërisë të Edi Ramës. Prioriteti numër një i buxhetit të shtetit duhet të jetë shëndetësia, pajisja e mjekëve me mjete mbrojtëse”, shtoi ai.

A2 CNN Livestream

Dita jonë