Sondazh: Destinacionet e fundjavave tuaja janë:
  • Bregdeti 67%
  • Zonat malore 17%
  • Qendrat historike 17%

PD: Qeveria nuk do të kompensojë muajin e marsit, 35 mijë biznese mbeten jashtë

Nga A2 CNN
29 Mars 2020, 13:33 | Politikë
PD: Qeveria nuk do të kompensojë muajin e marsit, 35 mijë biznese

Partia Demokratike ka sulmuar ashpër masat ekonomike të qeverisë, me anë të ish-deputetit Dorian Teliti. Sipas tij, vendimet e kryeministrit përjashtojnë çdo kontribut për punëtorët dhe bizneset për muajin e marsit, nga momenti që sipas tij vendimi parashikon lëvrimin e fondeve “të pamjaftueshme, dhe që fillojnë nga muaji prill”.

Në këtë mënyrë, sipas Telitit, lihen “në mëshirë të fatit rreth 1 milion shqiptarë, si dhe 35 mijë sipërmarrje për të cilët nuk dihet çdo të bëhet”.

Sipas tij edhe lëvrimi i fondeve në prill rrezikon të shtyhet, sepse do të duhet për bizneset “të paktën 10 ditë pas aplikimit” për të kuptuar nëse mund të përfitojnë.

https://a2news.com/2020/03/29/bardhi-sulmon-ramen-shqiptaret-nuk-vdesin-nga-uria-nese-mbyllesh-ne-surrel-nuk-ke-sesi-ta-kuptosh/

Dje, edhe lideri demokrat Lulzim Basha kritikoi Ramën në këtë aspekt, duke shtuar se duhet të mbylleshin dhe të kompensoheshin edhe punëtorët e fasonëve, rreth 17 mijë punëtorë që punojnë në vende “që po shndërrohen në vatra të koronavirusit”.

A2 CNN Livestream

Debat - nga Alba Alishani