Shkon në 212 numri total i rasteve të konfirmuara në Shqipëri, 10 viktima

Nga A2 CNN
29 Mars 2020, 11:32 | Aktualitet
Shkon në 212 numri total i rasteve të konfirmuara në

Ministria e Shëndetësisë ka bërë të ditur se ka shkuar në 212 numri i personave të prekur nga koronavirusi në Shqipëri, ndërsa 10 persona kanë ndërruar jetë.

Në 24 orët e fundit janë testuar 111 persona të dyshuar, prej të cilëve janë konfirmuar 15 raste të reja me COVID-19.

Deri në këto momente janë testuar 1436 raste të dyshuara dhe prej tyre janë 212 rastet e konfirmuar pozitivë me COVID-19. (A2 Televizion)

Shpërndarja gjeografike e rasteve pozitive

  • Tiranë 121 raste
  • Durrës 12 raste
  • Lushnje 4 raste
  • Elbasan 5 raste
  • Fier 22 raste
  • Kavajë 4 raste
  • Rrogozhinë 2 raste
  • Korçë 12 raste
  • Vlorë 5 raste
  • Shkodër 5 raste
  • Lezhë 5 raste
  • Berat 1 rast
  • Has 2 raste
  • Krujë 5 raste
  • Tropojë 3 raste
  • Pukë 3 raste
  • Mirditë 1 rast
https://www.instagram.com/p/B-UHHpgAUQU/

A2 CNN Livestream

Latest Videos