F1 ndihmon Britaninë, testohen respiratorët e krijuar nga Mercedes

Formula 1 i vjen në ndihmë Britanisë së Madhe në këtë periudhë pandemie. Një version i ri i respiratorëve që mund të ndihmojë pacientët e infektuar nga koronavirusi është krijuar në më pak se një javë nga një ekip, ku u përfshinë pjesëtarë të skuderisë Mercedes. Ato po testohen në disa spitale të Londrës.

“Me një respirator, pacientët duhet të qëndrojnë ulur dhe të intubuar, të lidhur me një makineri që shtyn ajër. Me këtë, pacientët mund të frymojnë spontanisht, dhe me shpresë duke komunikuar dhe marrë oksigjen më të mirë”, tha Mervyn Singer, profesor i Universitetit të Mjekësisë në Londër.

Kjo metodë është përdorur në Kinë dhe Itali për të trajtuar pacientët e infektuar me koronavirus, duke i ndihmuar ata të frymojnë deri në lirimin e një respiratori dhe në disa raste ka shmangur dhe përkeqësimin e tyre si dhe nevojën për intubim.

Ekipi ka shpërndarë 50 makineritë e para, ndërsa pohon se mund të prodhojë deri në 100 në ditë.

“Sinqerisht mendoj se mund të shpëtojë shumë jetë njerëzish duke parandaluar pacientët që të shkojnë direkt në intubim dhe respirator, që është një pajisje shumë e rëndësishme për më të sëmurët”. Kundërpërgjigjja e skuderisë Mercedez, erdhi pas thirrjes së lëshuar nga qeveria Britanike për prodhimin e pajisjeve që ndihmojnë personelin mjekësor. Londra urdhëroi 10 mijë respiratorë që duhet të prodhohen nga kompani si Ford, Airbus dhe Rolls-Royce.