Sondazh: A ju kanë bërë ndonjëherë shaka në ditën e 1 prillit?
  • Po, dhe ishte e bukur 50%
  • Po,dhe s'ishte argëtuese 50%
  • Jo, nuk më ka ndodhur 0%

Fëmijët me aftësi ndryshe, izolimi rëndon prindërit në vështirësi

Nga A2 CNN
30 Mars 2020, 20:19 | Sociale
Fëmijët me aftësi ndryshe, izolimi rëndon prindërit

Arturi e ka më të vështirë se fëmijët e tjerë për të kuptuar përse nuk mund të dalë jashtë shtëpisë.

Sindroma “down” nuk e ka penguar deri më sot të ketë një jetë aktive.

E ëma e tij thotë: “Është i mërzitur, nuk e kupton tamam pse rri brenda, sado që t’ia shpjegosh. Këmbëngul të dalë te porta”.

Terapia për të cilën ka nevojë është tejet e vështirë të zhvillohet “online”, njësoj si mësimet e klasës së dytë.

Ky nuk është një problem që hasin vetëm prindërit e Arturit.

Anisa Dizdari, drejtore ekzekutive e qendrës TISS, thotë: “Është terapi individuale dhe e drejtpërdrejtë, ku terapisti ndërvepron në bazë të situatave të caktuara. Është e pamundur të zhvillohet “online”, ne jemi munduar ta eksperimentojmë me programe të avancuara, por ishte e pamundur”.

Këto ditë vetizolimi dhe distancimi social janë të vështira edhe për fëmijët autikë, si dhe prindërit e tyre. Profesor Edmond Tupja shpjegon: “Ai nuk e ndjen fare, është i lumtur. Rasti i djalit tim është atipik. Por, shumica e prindërve me fëmijë autikë vuajnë”.

Kufizimi i orareve të lëvizjes rëndon akoma më shumë mbi prindërit e fëmijëve me sindromën “down” dhe atyre autikë.

“Unë nuk e di se si do të bëj. Jemi dy pensionistë dhe një fëmijë me handikap mendor, që nuk del dot të bëj pazarin”, thekson Tupja.

Nga qeveria kërkojnë më shumë vëmendje, ndërsa lodhjen shtesë ka kush ua kompenson me dashuri.

A2 CNN Livestream

Ditari nga Denisa Pasholli