Google “dhuron” 800 milionë dollarë për të përballur koronavirusin

google headquarters mountain view california 1100x620

Gjiganti i teknologjisë Google ka vendosur të shpërndajë rreth 800 milionë dollarë për sipërmarrjet e vogla dhe të mesme, qeveri dhe organizata të ndryshme që kanë në fokus shëndetësinë.

Një kontribut që pjesërisht do t’i jepet edhe Organizatës Botërore të Shëndetësisë, rreth 250 milionë dollarë në formë kreditesh publicitare, si dhe për  rreth 100 agjenci shtetërore që dëshirojnë të reklamojnë iniciativat e tyre për të përballuar pandeminë.

Ndërkohë, rreth 350 milionë dollarë kredi për Google Ads do të shpërndahen për sipërmarrjet e reja dhe të regjistruara gjatë vitit 2020, të cilat po vuajnë edhe më shumë nga bllokimi i ekonomisë globale.  

Ndër financimet e ndryshme, edhe direkte, vlen të përmendet kontributi për universitetet dhe institutet e kërkimit që po studiojnë ose eksperimentojnë terapi kundër COVID-19.