Sondazh: Destinacionet e fundjavave tuaja janë:
  • Bregdeti 100%
  • Zonat malore 0%
  • Qendrat historike 0%

I prekur nga koronavirusi, Placido Domingo shtrohet në spital

Nga A2 CNN
30 Mars 2020, 16:37 | Showbiz
I prekur nga koronavirusi, Placido Domingo shtrohet në spital

Pasi u konfirmua më 22 mars, si një ndër personat e prekur nga koronavirusi, Placido Domingo ka kërkuar ndihmën e mjekëve pasi gjendje e tij është rënduar. CNN raporton se legjenda e skenave operistike po merr ndihmë mjekësore në një spital të Meksikës.

Një nga zërat më të njohur lirikë në botë, Placido Domingo po lufton që prej 22 marsit virusin që tanimë po prek gjithë botën. Tetë ditë pasi është konfirmuar i prekur nga Covid-19, gjendja e tenorit është komplikuar dhe artisti ka kërkuar ndihmën spitalore.

Aktualisht, Domingo është shtruar në spitalin e Akapulkos në Meksikë dhe po i përgjigjet me sukses trajtimit mjekësor. Kështu bën të ditur zëdhënësi i artistit në një dalje publike për CNN. Komplikimet shëndetësore për Domingon nisën në fundjavë, çka e ka detyruar artistin që këtë herë të mos dalë vetë në media për fansat, por të japë një deklaratë me anë të zëdhënësit të tij. Shtatë ditë më parë, Domingo u kërkoi fansave të ndjekin me kujdes këshillat e mjekëve dhe të izolohen në shtëpi për të mos përhapur sëmundjen.

A2 CNN Livestream

Dita jonë