Idetë e “çmendura” të Red Bullit për koronavirusin

red bull prekuni nga koronavirusi 1100x620

Një ide jashtë çdo parashikimi në kohën e pandemisë së koronavirusit vjen nga bota e Formula 1.

Konsulenti i Red Bull, Helmut Marko, ka paraqitur një ide që nga shumë specialistë është etiketuar si e “çmendur”. Në një intervistë për televizionin austriak “ORF”, Marko është i bindur se ekspozimi i pilotëve në këtë kohë ndaj koronavirusit do t’i bënte ata imunë në prag të sezonit të ri në Formula 1.

Strategjia e tij konsiston në mbajtjen së bashku të pilotëve që ta kalojnë sëmundjen.

“Duke e kaluar tani, ata imunizohen dhe do të jenë gati për sezonin e ri”, tha Marko.

Për fat të mirë, Red Bulli nuk e ka marrë seriozisht këshillën e konsulentit.