Sondazh: Destinacionet e fundjavave tuaja janë:
  • Bregdeti 67%
  • Zonat malore 33%
  • Qendrat historike 0%

Paketa ekonomike, Teliti: Kur jemi në luftë, kryeministri të sillet si gjeneral lufte

Nga A2 CNN
30 Mars 2020, 09:42 | Politikë
Paketa ekonomike, Teliti: Kur jemi në luftë, kryeministri të

Dorian Teliti, nga Partia Demokratike, u shpreh në Ditarin e orës 09:00 në A2 se, paketa ekonomike e qeverisë në mbështetje të qyteteve dhe bizneseve, pas situatës së krijuar nga pandemia e koronavirusit dhe shpalljen e gjendjes së emergjencës, është e pamjaftueshme.

“Ne e kemi mbështetur deklaratën e Ramës që të ndërmerrte masa për qytetarët dhe bizneset, por nuk është mbajtur premtimi. Ai ka mbështetur një pjesë të bizneseve dhe jo të gjithë. Janë mbështetur deri në 30 mijë biznese nga qeveria. Jemi në një moment krize. E para është ruajtja e jetëve të njerëzve, e dyta duhet të mbajmë në këmbë stabilitetin e ekonomisë, për të minimizuar dëmet aktuale. Të tërë e dimë se ekonomia po vuan, por çdo konsumator dhe çdo biznes duhet të kishte mbështetje, por kjo ka ndodhur pjesërisht deri tani. Këto hapa të marra janë të pamjatueshme dhe nuk kanë për të zgjidhur gjë.

Ne nuk jemi një shtet i varfër, por një shtet i keqmenaxhuar. Ne nuk jemi të varfër për të hedhur 50 milionë euro gjatë fundjavës dhe shumë shpenzime të tjera të panevojshme. Shpenzimet e luksit vazhdojnë të bëhen, ndërsa qytetarët dhe bizneset janë tërësisht të braktisur, u shpreh Teliti.

Më tej, ai theksoi edhe masat që duhen marrë. “Ne nuk kemi shpikur rrotën, por kemi marrë praktikat e vendeve të tjera. Shkurtohen shpenzimet e panevojshme. Kur jemi në luftë, kryeministri duhet të sillet si gjeneral lufte. Rama ka shpallur luftë ndaj Covid-19 dhe masat duhet të jenë të forta për të fituar luftën. Rialoko çdo lloj burimi të mundshëm brenda buxhetit që ke. Lehtësisht gjenden 250 milionë euro. Më pas, mund të marrësh masa më drastike, duke rritur edhe borxhin publik, por është e patolerueshme të vazhdohet kështu”, tha Teliti.

A2 CNN Livestream

Ditari nga Bruna Çifligu