Sondazh: A ju kanë bërë ndonjëherë shaka në ditën e 1 prillit?
  • Po, dhe ishte e bukur 50%
  • Po,dhe s'ishte argëtuese 50%
  • Jo, nuk më ka ndodhur 0%

Princi saudit do të paguajë për trajtimin e të gjithë të prekurve me koronavirus

Nga A2 CNN
30 Mars 2020, 16:27 | Bota
Princi saudit do të paguajë për trajtimin e të gjithë

Ministria e Shëndetësisë në Arabinë Saudite bëri me dije se oborri mbretëror do të financojë të gjithë mjekimet apo trajtimet për personave e prekur me koronavirus, ndërkohë që ministria e Bujqësisë po merr masa për furnizimet me produktet e nevojshme ushqimore nga frika e ndonjë krize të mundshme.

Në mbretërinë saudite regjistrohen 8 viktima nga virusi i ri dhe 1453 persona të tjerë të infektuar, më shumë se në çdo vend tjetër të Gjirit Arab.

Ministri Tawfiq Al Rabiah bëri me dije se Mbreti Salman do të mbulojë të gjitha shpenzimet për qytetarët dhe rezidentët e prekur nga virusi dhe u kërkoi qytetarëve që shfaqin simptoma të testohen sa më shpejt.

A2 CNN Livestream

Ditari nga Denisa Pasholli