Sondazh: Destinacionet e fundjavave tuaja janë:
  • Bregdeti 60%
  • Zonat malore 20%
  • Qendrat historike 20%

SHBA, COVID-19 i merr jetën edhe gazetares së njohur

Nga A2 CNN
30 Mars 2020, 14:07 | Bota

Bota e gazetarisë amerikane u trondit sot nga lajmi i vdekjes së gazetares Maria Mercader në Nju Jork.

Gazetarja dhe producentja 54-vjecare ishte një nga personazhet më të dashur për gjigantin mediatik CBS, ku kishte punuar për rreth 30 vjet.

Maria Mercader

Për CBS, kishte ndjekur disa nga evenimentet më të rëndësishme kombëtare dhe ndërkombëtare, si vdekja e princeshës Diana, dhe atentatet e 11 shtatorit, dhe kishte fituar çmimin prestigjioz Emmy për një reportazh mbi mashtrimet në Internet.

Mercader kishte vite që luftonte kundër një kanceri, por infektimi me COVID-19 ka përkeqësuar në mënyrë fatale situatën.

A2 CNN Livestream

Debat - nga Alba Alishani